Lajmet e fundit
Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff ka kritikuar Real Madridin për rekordin e tyre “qesharak” ku ka të fituar vetëm një titull të kampionit në Spanjë në shtatë sezonet e fundit.

“Është qesharake, ata kanë fituar vetëm një nga shtatë titujt e mundshmë” ka thënë Cruyff për Telegraaf.
Humbja e titullit nuk është problem I madh, por ta humbësh atë në vazhdimësi është e pafalshme sipas tij.
Ka dyshime se mes lojtarëve të Real Madrid mungon dëshira që të shënojë golë ndonjë lojtar tjetër I skuadrës në vazhdimësi. Ky është dallimi me Barcelonën, ku të gjithë punojnë që tjetri të shënojë.
Barcelona përballet me Juventusin në finale e Champions League. Lojtarët e ekipit Italian janë duke luftuar që këtë edicion të fitojnë tripletën, dhe atë e kërkojnë kundër Barçës.