Lajmet e fundit

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo sot do të paraqitet para drejtësisë në Spanjë, transmeton Klan Kosova.
Katër herë fituesi i "Topit të Artë" akuzohet se u ka ikur tatimeve për 14.7 milionë euro.
Ylli i Real Madrid ka mohuar më parë akuzat, duke thënë se "ndërgjegjja e tij është e pastërt".
Një burim i afër me lojtarin, i ka thënë Marcas se "ai do t’i shkojë kësaj çështje deri në fund. Ronaldo dëshiron të vërtetojë pafajësinë e tij".
Besohet se Ronaldo fshehu 1.39 milionë euro në 2011; 1.66 milionë në 2012; 3.2 milionë në 2013 dhe 8.5 milionë në 2014.