Lajmet e fundit
Edhe më parë është përfolur për një rikthim të mundshëm të portugezit Cristiano Ronaldo në Manchester United, por tash raportohet se gjërat më serioze.

Drejtuesit e klubit janë duke punuar intensivisht për të blerë Ronaldon nga Real Madrid, transferim i cili mund të thyej rekordet e blerjes së ndonjë lojtari ndonjëherë.
Ronaldo edhe pse sezonin e fundit me Los Blancos nuk ka fituar asnjë trofe, forma e tij ka qenë e jashtëzakonshme.
Ai prej kur nga United u bashkua me Real Madridin ka thyer shumë rekorde në futbollin spanjoll, ndërsa është shumë afër për tu bërë edhe golashënuesi më i mirë në histori të klubit.
Daily Star raporton që Ronaldo shihet si ideal për ta zëvendësuar Angel Di Marian, i cili pritet që shumë shpejt të largohet, pasi nuk arriti të tregojë veten, edhe pse i kushtoi shumë shtrenjtë United-it, transmeton Klan Kosova.