Lajmet e fundit
Largimi nga kampioni rus Zenit është njëra nga mundësitë për mbrojtësin italian, Domenico Crisito.

Mbrojtësi italian, Domenico Criscito është i hapur për një kalim tek Inter, megjithëse ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë gjë, thotë agjenti i tij Andrea D’Amico.
Criscito është një nga caqet e Interit, pasi Yuto Nagatomo ka mundësi të largohet drejt Galatasarayt si kolateral në rastin e Felipe Melos.
Agjenti i tij, megjithëse refuzoi të thotë diçka mbi largimin e tij, nuk tha asnjë fjalë që e përjashton.
“A mund të largohet nga Zeniti? Po flasim për një skuadër të madhe me potencial të madh. Nuk e di nëse Domenico do të largohet drejt Interit, ka shumë faktorë që mund të ndikojnë”.
“Nuk dimë qëllimet e Inerit dhe është herët të flasim, kaq mund të them”.
Criscito ish lojtar i Genoas dhe Juventusit para nënshkrimit me skuadrën ruse ishte i lidhur me një kalim tek Milan.