Lajmet e fundit

Cindy Crawford është njëra nga modelet më të njohura dhe origjinale.
Por me format e saj të mira fizike ajo mund të veshë gjithçka dhe të duket bukur.
Këtë e tregoi edhe kur ajo u pa e veshur vetëm me këmishën e bashkëshortit të saj gjatë pushimeve të tyre familjare.
Ajo ka postuar një fotografi ku shihet afër një ure nga druri e veshur me një këmishë të kuqe dhe me një palë çizme bezhë, transmeton Klan Kosova.
49 vjeçarja ka shkruar se këmishën e ka huazuar nga djemtë.
“Falemnderit për fustanin” shkruan mbishkrimi i fotos të cilën ajo e ka postuar në llogarinë e saj në Instagram.
Crawford është aktualisht në pushim me familjen e saj, bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre, Kaia 13 vjeçare dhe Presley 16 vjeçar.
Modelja vazhdimisht ka postuar fotografi duke u treguar fansat për pushimet e saj.