Piloti amerikan Jak Crawford ia ka dal të jetë fitues i garës Sprint të shtunën në kategorinë Formula 2.
Ai fillimisht e bëri një gabim në fillim të garës në Austri duke rënë në pozitën e 6-të por kjo nuk e demoralizoi përcjell klankosova.tv.
Crawford e nisi më pas betejën për tu rikthyer në krye dhe një gjë të tillë e bëri më shumë sukses.
Me këtë rast amerikani e arriti edhe fitoren e parë në kategorinë e Formula 2.
Ndërkohë në pozitën e dytë përfundoi piloti francez Victor Martins me ekipin Art Grand Prix.
Kurse vendin e fundit në podium në Austri e zuri piloti Clement Novalak që është pjesë e ekipit Trident.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.