Lajmet e fundit

Craig David ende po shpreson që të punojë me Cheryl Fernandez-Versini në një këngë sipas tij "të fortë” R&B – edhe pse kjo ende nuk është afër realitetit, transmeton Klan Kosova.
David gjatë Britt Awards ka zbuluar se ai ende nuk ka biseduar me Cheryl, që kur ka bashkëpunuar në X Factor me konkurrentët e grupit të saj Reggie ‘n’ Bollie në muajin dhjetor.
“Kur ne u takuam, e gjitha kishte të bënte me dyshen Reggie ‘n’ Bollie, duke u siguruar që paraqitja e tyre skenike të ishte e mahnitshme”, ka sqaruar ai.
“Dua që të shkruaj dhe regjistroj ndonjë gjë, dhe më pas t’ia prezantoj asaj. Nuk e kam parë Cheryl që nga X Factor, edhe pse në gazeta duket sikur një grumbull gjërat po ndodhin.
“Po ashtu dua që të krijoj atë lloj të muzikës, e cila do te jetë e mrekullueshme për të. Ajo ka qenë gjithmonë njëra nga ata artistë që mund të këndojnë në secilin zhanër.
Ekziston mundësia që këta të dy të kenë edhe më shumë bashkëpunime, meqë Craig ka zbuluar se ai pritet ta zëvendësojë Nick Grimshaw në panelin e jurisë së X Factor.