Lajmet e fundit

Sot është prezantuar platforma “Liria ka emër”.
Ismail Tasholli si njëri prej kontribuuesve për themelimin e kësaj platforme, ka thënë se qëllimi i tyre është që të paraqesin disa pika verore për shoqërinë kosovare.
“Si organizatë themeltare e shtetësisë dhe konkretizim i një përpjekje shekullore i gjeneratave të njëpasnjëshme, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është organizmi më i suksesshëm në 200 vjetët për Kosovën”.
“”Liria ka emër” është abstrakte si slogan, por do të ketë aktivitete të ndryshme. Ideja është të funksionojmë në Kosovë por nuk e përjashtojmë mundësinë e daljes prej ngushticave të Kosovës. Por një herë jemi këtu”, është shprehur Tasholli, njofton Klan Kosova.
“Vlera e UCK, tejkalon çdo profil politik. Është tendencë për bashkëbisedim. Jemi të hapur secili që ka ide dhe mënyra se si duhet të trajtohen fenomenet e caktuara dhe të japë pikëpamjet e ndryshme. Konfrontimi ynë brenda hapësirë tonë publike është i stisur dhe nuk ka pikënisje asnjë vlerë”.
Tasholli në Edicionin Special ka thënë se Gjykata Speciale ka për qëllim keqinformimin rreth UÇK-së.