Lajmet e fundit

Ylli i serialit “Friends”, Courteney Cox, e ka pranuar se të jesh grua në një industri ku vlerësohet shumë bukuria dhe rinia është shumë e vështirë.
“Të plakesh nuk është fare lehtë, por kam mësuar diçka. Po tentoja që të mësohesha me idenë që po plakesha po ndonjëherë nuk mund të jesh ashtu dhe shpesh herë e gjen vetën duke e shikuar vetën në fotografi dhe thua që sa keq dukem”.
Por ndonëse ajo e pranon se e ka pasur vështirë që të adaptohet me “pamjen e re”, tashmë ka mësuar që ta pranojë veten.
“Tani nuk ndihem keq pse njerëzit në rrjete sociale tregohen arrogant. Disa pjesë nga plakja janë fantastike siç është përshembull ta shoh vajzën time Coco”.
“Që kur ajo mbushi 12 vjeç e shoh veten tek ajo”, është shprehur Cox.