Lajmet e fundit

Courteney Cox i ka siguruar vetes një zbavitje të mahnitshme për në dasmën e saj.
Kjo pasi qe Ed Sheeran do të këndojë në dasmën e ardhshme të aktores, raporton The Sun, transmeton Klan Kosova.
Dyshja janë miq të mire. Sheeran e ka bërë rolin e mësitit kur e ka njoftuar çiftin Cox-McDaid me njëri tjetrin, dhe vetëm pas gjashtë muajsh ata u fejuan.
"Unë dhe McDaid i jemi shumë mirënjohës Ed-it që na ka njoftuar. Nuk mund ta imagjonoj atë të mos këndojë diçka në dasmë. Do të jetë natë muzikale”, ka deklaruar Cox.
Sheeran më parë kishte dhënë deklarata me merita të larta për Cox dhe kolegen e saj nga seriali Friends, Jennifer Anniston, duke thënë se ato i kanë dhënë atij “besim” në Hollywood.