Lajmet e fundit

Ideatori i X Factor, Simon Cowell, ka dhënë një deklaratë shumë të çuditshme.
Ai është shprehur se ka bërë një test ADN-je që i ka treguar se në cilën moshë ka mundësi të vdes, transmeton Klan Kosova.
Cowell është shprehur që edhe pse e ka një zakon të keq, të tymos rreth një pako cigare në ditë ai prapë do të jetojë deri në vitin 2055.
“Kam bërë një test të ADN-së në Los Anxhelos që parashikon kur do të vdesësh”.
“Natyrisht që këtu nuk mirret parasysh fakti që mund të goditesh nga një autobus që nesër, por mua më është thënë që unë do të vdes në moshën 95 vjeçare”, tha Cowell.