Një pilulë eksperimentale për trajtimin e COVID-it e zhvilluar nga kompania amerikane Pfizer ul rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 89 përqind te të rriturit e prekshëm nga virusi, sugjerojnë rezultatet e provave klinike.
Ilaçi - Paxlovid - është menduar për përdorim menjëherë pas shfaqjes së simptomave te njerëzit me rrezik të lartë të sëmundjes së rëndë.
Kjo vjen një ditë pasi rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar miratoi një trajtim të ngjashëm nga Merck Sharp dhe Dohme (MSD).
Pfizer thotë se i ndërpreu provat herët pasi rezultatet fillestare ishin kaq pozitive, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ilaçi Pfizer, i njohur si një frenues i proteazës, është krijuar për të bllokuar një enzimë që virusi ka nevojë për t'u shumuar. Kur merret së bashku me një dozë të ulët të një pilule tjetër antivirale të quajtur ritonavir, ajo qëndron në trup për më gjatë.
Tre pilula merren dy herë në ditë për pesë ditë.
Trajtimi i kombinuar funksionon paksa ndryshe nga pilula Merck e cila fut gabime në kodin gjenetik të virusit.
Pfizer tha se planifikon të paraqesë rezultatet e provës së përkohshme për pilulën e saj tek rregullatori amerikan i ilaçeve, FDA, si pjesë e aplikacionit për përdorim urgjent që filloi muajin e kaluar.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.