Lajmet e fundit

Plani i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për t'i ndihmuar amerikanët pas pasojave të shkaktuara nga virusi COVID-19 ka kaluar një pengesë të madhe.
Projektligji, i cili kap vlerën e 1.9 trilionë dollarëve ishte miratuar të shtunën në Senat, përkundër asaj që secili senator republikanë ka votuar kundër për këtë, transmeton Klan Kosova.
Dhoma e Përfaqësuesve, e cila është e kontrolluar nga demokratët e Biden, pritet ta aprovojë të martën këtë plan.
Biden votimin në Senat e përshkroi si një hap të madh për të vazhduar para në premtimin e dhënë për t'iu shërbyer qytetarëve të Amerikës.
Nga koronavirusi kanë ndërruar jetë 523,000 persona si dhe 29 milionë qytetarë kanë qenë të infektuar. Kriza më madhe shëndetësore e shekullit në SHBA llogaritet kjo e shkaktuar nga pandemia, shkruan BBC.