Lajmet e fundit

Stafi i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) sot e regjistroi edhe një vdekje pacienti me Covid-19, njofton Klan Kosova.
Në listën e viktimave të pandemisë, u shënua një 71 vjeçar nga Prizreni që qëndroi për 8 ditë nën përkujdesje intensive.
Kështu numri i të vdekurve në vend si pasojë e Covid-19 ka arritur në 32 sosh.
Edhe numri i pacientëve në këtë klinikë për të marr trajtim është rritur dukshëm ditëve të fundit, krahas edhe shifrave të të infektuarve që po rriten në nivel vendi.
Kronikë e gazetares Arbreshë Uka.