Lajmet e fundit

294 persona janë regjistruar si të infektuar me koronavirus në Kosovë në 24 orët e fundit.
Krahas tyre janë 281 veta që janë shëruar nga ky virus, transmeton KlanKosova.tv.
IKSHPK njofton se për këtë periudhë ka marrë një mijë e 729 mostra.
“Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes”, thuhet në kumtesë.