Lajmet e fundit

Portieri i Chelseas, Thibaut Courtois, ka bërë edhe njëherë të ditur se është i përkushtuar ndaj këtij ekipi, pavarësisht spekulimeve që e lidhin atë me një kalim në Real Madrid.
“Jam i përkushtuar ndaj Chelseas”, ka thënë Courtois për Evening Standard.
“Kam një kontratë deri vitin tjetër dhe do të jem këtu. Do ta bëj më të mirën”.
“Natyrisht, nuk është nënshkruar asnjë zgjatje e kontratës, por nuk mendoj që tani është momenti për ta bërë këtë”.
“Mendoj që është më mirë të presim deri në fund të stinorit”.
“Krejt çfarë mund të them është se jam i përkushtuar ndaj Chelseas, dhe i përkushtuar për vitin tjetër”.