Lajmet e fundit

Ylli i “Friends”, Courtney Cox, e ka mbrojtur miken e saj të ngushtë, Jennifer Aniston, pasi emri i saj u lakua në të gjitha mediat pas ndarjes së Brad Pitt nga gruaja e tij e dytë, Angelina Jolie.
Aniston që tani është e martuar me aktorin, justin Theroux, u përmend qysh në momentin e parë kur u publikua divorci i Pitt me Jolie.
Madje New York Post, e kishte postuar fotografinë e Aniston duke qeshur në ballinë të gazetës, transmeton Klan Kosova.
Por në një intervistë, Cox e cila për dhjetë vjet ka luajtur përkrah Aniston tek “Friends” ka thënë se ndarja e Brangelina nuk ka fare të bëjë me miken e saj.
“Ndarja e tyre nuk ka të bëjë me Jennifer. Ne jemi duke e rënduar atë duke folur tërë kohën se si ndarja e tyre ka të bëjë me Jennifer”.
Cox më pas ka folur për divorcin e Pitt me Jolie, duke thënë se fëmijët e përjetojnë shumë rëndë.
“Si një fëmijë nga prindër të divorcuar, e di që kjo gjë i bënë të ndihen shumë keq fëmijët e tyre”, ka thënë Cox.