Lajmet e fundit

Martesa është rikthyer në planet e Courteney Cox dhe Johnny McDaid.
Dyshja, të cilët gjatë muajit nëntor i dhanë fund fejesës së tyre, përfundimisht janë të gatshëm për të ecur në altar – dhe burimet afër tyre zbulojnë se betimet e tyre mund ti shkëmbejnë në shtëpinë e aktores së njohur Jennifer Aniston.
“Ata i kanë thënë disa miqve që po planifikojnë të martohen së shpejti, dhe që do të jetë një dasmë e vogël me miqtë e tyre të ngushtë dhe familjarë”, zbuloi burimi, transmeton Klan Kosova.
“Jennifer, e cila u martua me bashkëshortin e saj Justin Theroux në pronën e saj në Kaliforni, “i ka ofruar mikes së saj shtëpinë për këtë rast”.