Lajmet e fundit

Courteney Cox dhe i fejuari i saj Johnny McDaid u ndanë vitin e kaluar, por së fundmi janë parë duke u shoqëruar, dhe kështu kanë zgjuar spekulime se mund të jenë rikthyer sërish së bashku, transmeton Klan Kosova.
Aktorja 51 vjeçare dhe muzikanti 39 vjeçar janë parë së fundmi së bashku me vajzën e tyre Coco.
“Ata me të vërtetë po kujdesen për njëri tjetrin dhe e kalojnë kohën së bashku”, ka thënë përfaqësuesi i aktores për Us Weekly, duke iu referuar spekulimeve për lidhjen e tyre, por nuk e konfirmoi nëse ata janë rikthyer zyrtarisht së bashku a po jo.