Lajmet e fundit

Dashuria po qarkullon në ajër për ish-at Courtey Cox dhe Johnny McDaid!
Dyshja, e cila i dha fund fejesës së tyre në muajin nëntor, janë parë duke bërë blerje së bashku në Malibu të dielën, dhe përfaqësuesit e aktores e kanë konfirmuar se ata kanë filluar të shoqërohen së bashku.
“Ata me të vërtetë kujdesen për njëri tjetrin dhe po kalojnë bukur së bashku”, ka thënë përfaqësuesi i tyre 51 vjeçar për US Weekly, transmeton Klan Kosova.
Ribashkimi i tyre emocionues po ndodh pas katër muajsh që kur çifti e quajti të përfunduar fejesën e tyre 17 mujashe. Johnny, i cili është në grupin Snow Patrol, fillimisht e kishte rekrutuar vajzën 11 vjeçare të Courteney, Coco Arquette, për ta ndihmuar rreth propozimit të qershorit të vitit 2014.