Lajmet e fundit
Duke thyer të gjitha parashikimet Jeremy Corbyn është zgjedhur lider i ri i Partisë Laburiste.

Jeremy Corbyn është zgjedhur kryetar i Partisë Laburiste.
Corbyn që garën për të parin e partisë e filloi si një nga kandidatët më pak të njohur dhe me më pak gjasa për të triumfuar mposhti favoritët si Andy Burnham, Yvette Cooper dhe Liz Kendall.
Ai mori 251,417 ose 59,9% të votës preferenciale, ose 40% më shumë se rivali më i afërt për nga numri i tyre, z.Burnham, që mori 19%.
Yvette Cooper u rendit në pozitën e tretë me 17% ndërsa Liz Kendall në të katërtën me 4,5% të votave - 422,664 njerëz votuan, ose 76% e totalit të votuesve.
Ish ministri dhe aleati i Gordon Broënit, Tom Watson u zgjodh nënkryetar.