Lajmet e fundit

Misty Copeland është bërë balerina e parë afrikano-amerikane që është promovuar si prima balerinë në Teatrin e Baletit Amerikan në historinë 75 vjeçare të këtij teatri.
Ajo është një nga balerinat më të famshme në Amerikë e cila njihet edhe për luftën e saj kundër diskriminimit racor.
Ky promovimi i saj erdhi pas 14 viteve në këtë teatër.
Ajo doli edhe në kopertinën e revistës “Time” këtë vit dhe prezantoni edhe në Tony Award.
Ajo ka shkruar edhe një memoar dhe një libër për fëmijë ndërsa ka më shumë se gjysmë miliona ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, transmeton Klan Kosova.
Copeland është edhe pjesë e një dokumentari që do të shfaqet në Festivalin e filmit Tribeca.
Gjatë vitit të fundit, 32 vjeçarja sa herë që shfaqej në rolet e saj në Teatrin e Baletit, performancat e saj ka nxitur shumë reagime dhe turma të entuziazmuara që kanë brohoritur shumë për të .
Si balerina e parë, Copeland do të luajë në baletin e “Liqenit të Mjellmave”.