Lajmet e fundit

Rreth 100,000 njerëz protestuan në Glasgow të Britanisë të Madhe duke kërkuar të ndërmerren më shumë veprime ndaj krizës klimatike, thanë organizatorët.
Kjo ishte protesta më e madhja që u organizuan deri më tani, pasi është duke u mbajtur samiti COP26.
Aktivistja Greta Thunberg iu bashkua marshimit por nuk dha ndonjë deklaratë për media, ndërsa protesta drejtohej nga aktivistja tjetër, Vanessa Nakate.
Policia i arrestoi 21 persona të cilët u lidhën me zinxhirë dhe bllokuan një urë mbi lumin Clyde. Rreth 100 demonstrata për ndryshimet klimatike u mbajtën edhe në pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar.
Pos këtij marshimi, edhe në 100 vende të tjera të botës pati edhe qindra ngjarje të tjera të cilat u bënë për të njëjtën kauzë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.