09.06.2015 · përditësuar para 4072 dite1 min lexim
Në tapetin e kuq të “2015 Tony Awards”, shumë fansa po prisnin që të shihnin parakalimin e Bradley Cooper me modelen e bukur Irina Shayk.
Por, çifti i shumëpërfolur kanë zhgënjyer fansat.
Cooper kishte zgjedhur që ta merrte nënën dhe motrën e tij në vend të bukuroshes që e ka në krahë.
Aktori kishte postuar disa fotografi në rrjetet sociale ku shihej bashkë me anëtarët e familjes ndërsa Irina kishte publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi duke darkuar nën shoqërinë e një miku, transmeton Klan Kosova.
Kjo e fundit është diskutuar lidhur me një marrëdhënie seksuale me ish-shefin e FIFA-së.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.