Lajmet e fundit

Menaxheri i Chelsea, Antonio Conte, ka thënë pas humbjes nga Manchester United se nuk do të jetë e vështirë që të arrihet vendi i katërt.
The Blues kanë rënë në vendin e pestë – duke mbetur pas Tottenham Hotspur, pas humbjes 2:1 në Old Trafford.
“Ka rrezik. Ne duhet të jemi të koncentruar në dhjetë ndeshjet e mbetura”, ka thënë ai, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
“Për të arrit një vend në kampionat që dërgon në Champions League, nuk është e lehtë”.
“Jemi të dëshpëruar me rezultatin e sotëm. Patëm mundësi për të marrë tre pikët, por që në fund humbëm”.