Lajmet e fundit

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, që bashkë me shefin e tij Isa Mustafa, në Bruksel, takuan kryetarin e Komisionit Europian Jean-Claude Junker dhe shefen e BE-së për politikë të jashtme Federica Mogherini, për Klan Kosovën dha një lajm të madh për kosovarët lidhur me liberalizimin e vizave.
Ai tha se nuk ka dyshime se procesi do të përmbyllet shpejtë.
Ministri i Integrimeve Europiane po ashtu premtoi se qytetarët e vendit gjatë këtij viti do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Europian.
Ndërsa, duke komentuar arrestimet e sotme dhe aktakuzën ndaj deputetit Azem Syla, ai tha se këto gjëra nuk janë aspak të lidhura me procesin e liberalizmit.
Çollaku ka theksuar se zhvillimet brenda vendit nuk lidhen me këtë proces, pasi kërkesat për liberalizim janë përmbushur, ndërsa ka refuzuar të komentojë arrestimet, por u ka dhënë mbështetje organeve të drejtësisë në punën e tyre.
Kronikë e Fiton Dibranit.