Lajmet e fundit

Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku, përmes një statusi në Facebook i ka uruar të gjithë qytetarëve të Kosovës për tetë vjetorin e pavarësisë.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e plot të Çollakut:
“Të gjithëve ju uroj nga zemra tetë vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Të kujtojmë punën e paepur dhe sakrificat e skajshme ndër gjenerata për jetësimin e kësaj ëndrre tonë të përbashkët. Të festojmë, por të mendojmë edhe për sfidat e shumta që duhet të kalojmë si shoqëri për ta ndërtuar shtetin tonë më tej. Të reflektojmë edhe për mundësitë e pafundme që kemi para vetes për të realizuar ëndrrat dhe aspiratat tona personale, familjare, shoqërore dhe të shtetit tonë të ri. Për të gjitha këto, liria dhe shteti janë kriteri thelbësor.
Unë së bashku me fëmijët me kënaqësi vendosëm dy flamuj që të kemi një atmosferë festive në familjen tonë nesër. Shpresoj se këtë po bëni edhe ju. Është një pamje shumë kuptimplote nga një ballkon i një shtëpie të zakonshme kosovare. Gëzuar të gjithëve Dita e Pavarësisë!”, ka shkruar Çollaku.