Lajmet e fundit

Bekim Çollaku, ministri i Integrimeve Europiane ka thënë se turp që vetëm për 3 vota nuk ka kaluar Kosova në UNESCO.
“Turp për vetëm 3 vota! Kjo është në rregull - ne vetëm sa jemi nisur! Jemi të inkurajuar nga mbështetja prej 92 vendeve për Kosovën në UNESCO”, ka shkruar Çollaku në Twitter.
Çollaku poashtu ka thënë se dëm që nuk u arrit numri i duhur për anëtarësim në UNESCO sot, por inkurajohem për mbështetjen e madhe që kemi arritur të mobilizojmë.
"Na mbështetën 92 shtete! Nuk është moment për tu qarë, por ta shfrytëzojmë këtë si inspirim për punë edhe më të madhe. Kjo s’na ndalë dot, por bën të kthehemi edhe më të fortë.
Mburrem me fushatën e vlerave të bazuar në argumente pozitive dhe ka dëshmuar një qasje serioze dhe maturi. Kjo nuk ka shkuar për dëm, sepse është e sigurt qe pas kësaj fushate Kosova ka më shumë miq. Kjo fushatë ka tërhequr në anën e Kosovës publikisht edhe shumë brenda dhe jashtë institucioneve, edhe nga fusha të artit, kulturës, botës akademike. Kemi bërë përvojë të çmuar për ta quar këtë proces deri në fund, dhe atë jo vetëm për jo vetëm këtë anëtarësim, por edhe shumë të tjera që do të pasojnë. Fushata raciste e Serbisë është e paqëndrueshme, nuk do të lejojmë që në njërën anë të luaj lojën evropiane e në anën tjetër të krijoj pengesa.
Ta marrim me kokë të ftohtë – dhe të vazhdojmë me përkushtimin tonë. Edhe një here mburrëm më qasjen pozitive e shembullore që e ka pasur secili që e ka mbështetur Kosovën në UNESCO – një ëndërr që do ta bëjmë realitet patjetër".