Lajmet e fundit

Ministri i Integrimit Evropian,. Bekim Çollaku, është pritur sot në takim nga ministri i jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, i cili rikonfirmoi mbështetjen e Lituanisë në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Çollaku fillimisht ka falënderuar ministrin Linkevicius për përkrahjen e vazhdueshme që Lituania i ka ofruar Kosovës, si në rrafshin diplomatik, bashkëpunimit bilateral, ashtu edhe me prezencën e tyre në kuadër të misioneve të KFOR-it dhe EULEX-it, si dhe e ka njoftuar me progresin e shënuar në sferën e integrimit evropian e në veçanti në adresimin e dy prioriteteve për këtë vit që janë liberalizimi i vizave dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).
“Lituania mbështet plotësisht të ardhmen evropiane të Kosovës dhe do t’i jap mbështetje të plotë Kosovës në nënshkrimin e MSA-së dhe në përmbylljen me sukses të procesit të liberalizimit të vizave” tha Çollaku, transmeton Klan Kosova.
Po ashtu bashkëbiseduesit janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes të dyja shteteve, sidomos në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, shkëmbimeve studentore etj.