02.11.2015 · përditësuar para 3926 dite1 min lexim
Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, ka thënë se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit të cilën pritet ta ratifikojë Kuvendi, është një përpjeke e përbashkët dhe rezultat i një pune të madhe, njofton Klan Kosova.
Çollaku deklaroi se me MSA-në fillon rruga konkrete e Kosovës drejt Bashkimit Europian.
“Vlerat e BE-së janë vlerat që qytetarët e Kosovës i konsiderojnë si vlera të tyre. Marrëveshja për MSA-në do të sjellë motiv dhe shtytje për punë më të madhe, luftim të krimit dhe korrupsionit, rritje në ekonomi me anë të eksportit në tregun e Bashkimit Europian”.
“Në çdo aspekt kjo marrëveshje është e ngjashme me marrëveshjet tjera si ato të rajonit. Por, është një fakt i pamohueshëm se ne kemi specifika tjera me vendet e rajonit dhe BE-së. Ka ndryshuar me kalimin e viteve”.
“Kjo marrëveshje është edhe një garanci shtesë për këtë vende dhe orientimin tonë. Korniza ligjore e BE-së me hyrjen në fuqi të traktatit të Lisbonës ka ndryshuar dhe obligimet që kanë dalë nga kjo marrëveshje janë në përputhje të plotë me qëllimin tonë, shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës”.
“Nga këndvështrimi ligjor MSA-ja për Kosovën ka bazë ligjore të njëjtë si me vendet e rajonit. Republika e Kosovës ka marr përsipër përafrimin e legjislacionit të BE-së në këtë fazë dhe fazat tjera”.
“Votimi i kësaj marrëveshje është ngjarja më e madhe për këtë parlament pas shpalljes së Pavarësisë. Kjo punë që nuk erdhi dhuratë nga BE-ja, por si rezultat i punës së gjithë neve”, deklaroi Çollaku.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.