Lajmet e fundit

Bekim Çollaku Ministri i integrimeve Europiane,i cili ka qëndruar në samitin e Vjenës ku po marrin pjesë liderët përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka dhënë një intervistë për gazetën Deutche Welle, ku i ka dhënë një ide Bashkimit Europian se si ta ndalë valën e migrimeve.
“Sapo dhashë një intervistë për Deutche Welle nga Samiti i Vjenës, ku interesim të veçantë po i kushtohet temës së migrimit të parregullt në Europë. Thash se mënyra më e mirë për të parandaluar mirgimin është investimi më i madh i BE-së dhe sigurimi i perspektivës evropiane dhe konkretizimi i saj sa më i shpejtë”.
Ai po ashtu, përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se samiti i mbajtur në Vjenë ka shënuar edhe një hap në zgjerimin e bashkëpunimit në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.