Lajmet e fundit

Ai u konsiderua një herë si një djalë i keq.
Por pas një ndryshimi dramatik, duket se aktori irlandez Colin Farrel ka përmirësuar plotësisht mënyrën e jetesës së tij.
Aktori është parë të shtunën me një pije të shëndetshme në duar, gjatë kohës që po qëndron në Beverly Hills.
Me një palë pantallona të shkurta, një bluzë ngjyrë hiri si dhe një kapelë, aktori dukej mjaft sportiv, transmeton Klan Kosova.
39 vjeçari i cili ka origjinën nga Castleknock, dukej se po gëzonte një ditë pushimi në West Hollywood.
Pija e gjelbërt e shëndetshme që mori nga Earthbar nuk është vetëm ide e tij, kjo pije dhe ky bar konsumohet edhe nga David Beckham, Claire Danes dhe Kate Beckinsale.