Lajmet e fundit

James Martin, është një njeri i thjesht e që nuk ka bërë asgjë për të qenë i famshëm.
Por ngjajshmëria tejet e madhe me aktorin e famshëm Colin Farell, ka bërë që pothuajse të gjithë të kenë dëgjuar për të, transmeton Klan Kosova.
Por pavarësisht se shumë njerëz e ndalin në rrugë për të marrë autografe, sepse mendojnë që është Farell, ai ka treguar se fytyra e tij dhe pamja e ngjajshme me të ka bërë që të ketë mos ketë jetë dashurore.
“Unë jam beqar dhe nuk po mund t’a gjejë një vajzë të mirë”.
“Disa gra e dojnë aq shumë Colin, sa që ngjajshmëria ime me të më bën të dyshojë nëse më pëlqejnë mua apo fytyrën time që ngjason me aktorin e preferuar”, shprehet Martin.
29 vjeçari ishte kryefjala e mediave vitin e kaluar, kur ai ishte ngatërruar me yllin e famshëm të Hollywoodit në një klub nate në Londër, ku i ishin dhënë një trajtim prej VIP.