Pas golit të shënuar mbrëmjen e sotme në kuadër të Championsit ndaj Bayernit, Cole Palmer i Chelseat bëhet një prej lojtarëve që u ka shënuar disa prej skuadrave më të mëdha të Evropës.
Pavarësisht se ndodhet vetëm në sezonin e tij të tretë të plotë si futbollist profesionist, Palmer po dëshmon se është një nga lojtarët më vendimtarë në skenën e madhe të futbollit evropian, raporton Klankosova.tv.
Ylli i ri anglez tashmë ka shënuar gola kundër ekipeve më të mëdha në Angli dhe Evropë, duke treguar se nuk i trembet aspak ndeshjeve të mëdha.
Deri më tani, Palmer ka gjetur rrjetën kundër: Manchester Cityt, Manchester Unitedit, Arsenalit, Tottenham Hotspurit, Liverpoolit, PSG-së dhe Bayern Munchenit.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.