Lajmet e fundit
Ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Chelsea, Ashley Cole pritet që të rikthehet përsëri në Premier League.

34 vjeçari ka kaluar sezonin e fundit te Roma në Itali, dhe pasi nuk arriti që të tregojë asgjë nga vetja, drejtuesit e klubit raportohet se do ta lënë të lirë.
Nga Anglia raportohet se skuadra e New Castle United ka shprehur interesimin e saj për të transferuar Cole.
Kështu shumë shpejtë pritet që të fillojnë edhe bisedimet zyrtare mes dy klubeve për të kompletuar marrëveshjen për të.