Lajmet e fundit

Deri më tani është menduar se është mishi i kuq ai që shkakton kancer në zorrë.
Nuk ka prova të qarta që thonë se mishi i kuq shkakton kancer, pavarësisht vërejtjeve që shkencëtarët bëjnë.
Sipas një dietologu, shkruan Daily Mail, çokollata mund të jetë edhe më e rrezikshme, transmeton Klan Kosova.
Për shkak të nivelit të lartë të sheqerit që ajo përmban, e bën këtë ëmbëlsirë shumë problematike për organizmin e shëndoshë, e sidomos paraqet rrezik për zorrët.
Kjo s’do të thotë se ju nuk duhet të konsumoni më çokollatë, por vetëm duhet ta ulni sasinë.
Ka mjaft mënyra efektive që të mbroheni nga kjo sëmundje. Ju mund ta ndiqni dietën jugore europiane, me shumë mish peshku dhe vaj ulliri.