Në Prishtinë për nder të Ditës Botërore të Gruas Rurale është mbajtur panairi me 22 agrobiznese të cilat drejtohet nga gratë.
Danijela Çoça nga “Eco Kos Women” ka treguar se gratë fermere kanë marrë pjesë në këtë ngjarje duke prezantuar ushqimet që i përgatisin vetë, si mjaltë, çajra, kërpudha e kremra.
“Ka pasur mjaft të interesuar. Kemi pasur edhe përkrahje nga Ministria e Bujqësisë dhe ministri Faton Peci, Drejtoria e Bujqësisë e Prishtinës si dhe disa ambasada. Qëllimi ka qenë që edhe gratë të përfitojnë, pasi e bëjnë gjithë atë punë”, ka thënë Çoça për emisionin Portofol në Klan Kosova FM.
“Me zhvillimin dhe fuqizimin e gruas në agrobiznes, fuqizohet e gjithë shoqëria. Prandaj duhet përkrahje sepse nuk është e kënaqshme. Kemi gra që nuk stepen asnjëherë, prandaj është e nevojshme që të ndihmohen”.
Çoça ka thënë se një problematikë me të cilën përballen ato është gjetja e mënyrave për t’i lansuar produktet në treg.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.