Lajmet e fundit

Gjiganti “Coca Cola” së fundmi ka ardhë me nje risi, duke lansuar pijen e parë alkoolike. Pija "alkopopi" me shije limoni është hedhur në treg në Japoni, në fillim të javës.
Produkti synon një treg në rritje të pijedashësve të rinj, veçanërisht femrave. E cilësuar nga “Coca Cola” si unike në historinë 125-vjeçare të kompanisë, 3 pijet e nxjerra në treg mbajnë nga 3 deri në 8% alkool.
Në kuadër të traditës së kompanisë, receta ruhet me fanatizëm, por pijet janë prodhuar duke u bazuar në pijet popullore të vendit, “Chu-Hi”, zakonisht një përzierje alkoolikësh lokalë dhe një numër me shije frutash.
Sipas kompanisë ata nuk synojnë që të hedhin këtëm pije nëpër tregjet jashtë Japonisë.