Lajmet e fundit

Sot shënohet përvjetori i 20 i masakrës së Srebrenicës.
Në këtë masakër më shumë se 8 mijë mysliman nga Bosnja, janë vrarë nga forcat serbe të Bosnjës, në kohën kur Jugosllavia po shpërbëhej.
Përveç të afërmëve të viktimave në këtë përvjetor, do të ketë edhe personalitete dhe politikan si ish-Presidenti amerikan, Bill Klinton, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Në këtë përvjetor përveç Klinton që në atë kohë ishte në postin e Presidentit, pjesëmarrës do të jenë edhe Kryeministri turk Ahmet Dabutoglu dhe Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq si dhe Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Gjathashtu do të ketë edhe një shërbim funeral për më shumë se 100 viktma, eshtrat e të cilëve janë identifikuar kohët e fundit.
Të premtën, pothuajse 10 mijë persona morën pjesë në marshimin vjetor të paqes.
CNN, masakrën e korrikut të vitit 1995 e quanë si mizoria më e keqe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.