Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit ndërkombëtar për letërsi “Ali Podrimja”, që sivjet iu nda poetit, shkrimtarit, skenaristit e gazetarit të njohur boshnjak, Abdullah Sidran.
Çmimin që e mban emrin e poetit të njohur kosovar, Ali Podrimja, e ndanë Kolegji AAB çdo vit, për personalitete që kanë dhënë kontribut në fushën e letërsisë.
Në fjalën e tij, Kurti tha se ndjehet i nderuar që merr pjesë në ceremoninë që nderon krijimtarinë artistike të një poeti, me një çmim që mban emrin e një poeti po ashtu të madh.
Ai tha se gjurmët që ka lënë Sidran në letërsinë boshnjake dhe në atë të Ballkanit janë të pashlyeshme, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Në përfundim të ceremonisë, Abdullah Sidran i dhuroi kryeministrit Albin Kurti dy librat e tij më të fundit, “Otkup sirove kože” dhe “A Nurija veli”.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.