15:00 KUALIFIKIMET – E SHTUNË ART SPORT 2
15:00 GARA – E DIEL ART SPORT 1
Raundi i shtatë në Formula 1 do të rikthehet pas dy javësh nga gara e kaluar që u zhvillua në Azerbejxhan.
Kësaj radhe mikpritëse e 20 pilotëve më të mirë në botë do të jetë Çmimi i Madh i Le Castellet në Francë, pistë kjo mjaft interesante në kalendarin e Formula 1, njëherësh pista më atraktive e këtij viti.
Kualifikimet në Le Castellet do të fillojnë të shtunën, nga ora 15:00, dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në Art Sport 2, ndërsa gara e Grand Prix të Francës do të fillojë të dielën në orën 15:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1.
Max Verstappen për momentin është në vendin e parë pas pesë garave të zhvilluara me 105 pikë.
Pas tij vjen britaniku Lewis Hamilton me 101 pikë, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit është Sergio Perez me 69 pikë.
Lando Norris është në vendin e katërt me 66 pikë, derisa Charles Leclers mbyll pesëshen e parë me 52 pikë.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.