Çmimi i arit në tregun botëror ka prekur nivelin më të lartë ndonjëherë.
2,150 dollarë për ons është çmimi me të cilin është shitur ari gjatë së mërkurës.
Me këtë ka kaluar çmimin tavan paraprak, prej 2,146 dollarësh, që ishte regjistruar në dhjetor të 2023-ës, raporton Euronews, transmeton KlanKosova.tv.
Kjo ngritje ka ndodhur pas rritjes së pritshmërive në tregje për nisjen e uljes së normave të interesit nga Rezerva Federale e ShBA-së në vitin 2024.
73 përqind janë pritshmëritë mbi mundësinë e rënies së parë, deri në qershor të këtij viti.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.