Lajmet e fundit

Aktori 70 vjeçar Michael Douglas ka fituar çmimin “Genesis”, që njihet ndryshe edhe si çmimi Nobel i hebrenjve.
Ky çmim i është dhënë për shkak të karrierës së shkëlqyer në aktrim dhe aftësisë së tij për të frymëzuar komunitetin.
Çmimi në fjalë ka një vlerë prej 1 milion dollarë. Në krah të aktorit ishte e shoqja, Catherine Zeta-Jones dhe fëmijët, Dylan dhe Carys, transeton Klan Kosova.
Në një intervistë, ai është shprehur se do ta përdorë çmimin për të forcuar lidhjet mes Izraelit dhe komuniteteve hebreje në mbarë botën.