Lajmet e fundit

Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë “Stacion” tash e tutje do ta organizojë aktivitetin e ndarjes së çmimit “Artistët e së Nesërmes në Kosovë”.
Kjo qendër do të jetë mikpritëse e sesionit të trembëdhjetë të çmimit AeN në vitin 2016.
Kjo përzgjedhje është bërë nga fondacioni i shoqërisë civile, Neë York dhe Residency Unlimited, transmeton Klan Kosova.
Ky partneritet me “Stacionin” pason pas një vendimi të përbashkët me Galerinë e Arteve të Kosovës.
Artisti fitues do të fitojë një rezidencë dy mujore në Residency Unlimited.