Çmimet Grammy 2021 është shtyrë për shkak të shqetësimeve për koronavirusin, thonë organizatorët.
Ceremonia, një nga çmimet më të mëdha të industrisë muzikore, ishte paraparë të mbahej më 31 janar.
Ngjarja tani do të zhvillohet në 14 mars, për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve në Los Anxhelos dhe shtetin e Kalifornisë.
Beyoncé, Taylor Swift dhe Dua Lipa kryesuan nominimet për çmimet e këtyre viteve, të cilat u njoftuan në nëntor, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
"Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti dhe siguria e atyre në komunitetin tonë muzikor dhe qindra njerëzve që punojnë pa u lodhur në prodhimin e shfaqjes, thuhet në një deklaratë nga Akademia e Regjistrimit, e cila drejton Grammy.
Është e paqartë nëse aktori i humorit Trevor Noah, i cili ishte vendosur të drejtojë shfaqjen, do të marrë pjesë akoma në ceremoninë e këtij viti.
Organizata pas çmimeve kishte njoftuar më parë se edicioni i këtij viti do të ishte kryesisht virtual, sipas agjensisë së lajmeve AFP, megjithëse nuk ishin dhënë detaje të tjera.
Shumë ceremoni të mëdha çmimesh u është dashur të mbahen në formë virtuale që kur pandemia arriti në SHBA vitin e kaluar, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.