Lajmet e fundit

Adhuruesit e birrës gjithmonë kanë treguar talentin e tyre në realizimin e festivaleve të ndryshme.
Ndërkaq më të njohurat që i referohen kësaj pijeje, janë ato të mbajtura në Gjermani e në Britani të Madhe.
Por, sigurisht që dëshira për të shfaqur dashurinë e tij ndaj birrës, ka bërë që gjermani Oliver Strumpfel të thyej një rekord botëror të Guinnessit, duke bartur me duar, rreth 27 litra birre me peshë reth 50 kg, transmeton Klan Kosova.
Oliver dëshmoi se mund të bëjë diçka të tillë një ditë më parë në Abensberg të Gjermanisë, derisa me gjithë ato gota birre atij iu desh të kalonte një distancë prej 40 metra pa derdhur më shumë se ca pika birrë në dysheme.
Për më shumë shikoni momentin e sfidës së tij: