Lajmet e fundit

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton që dje ishte i pranishëm në tubimin përkujtimor në Srebrenicë, ka vlerësuar se incidenti që ndodhi kur u sulmua me gurë kryeminstri serb, Aleksandar Vuçiq, ka mundur të evitohej sikur qeveritari beogradas të mos dilte para masës.
Sipas tij, Vuçiq do të duhej të vinte më vonë në ceremoni, ose të merrte pjesë vetëm në komemoracion.
Amerikani ka vlerësuar se njerëzit që ishin në numër të madh janë befasuar kur e kanë parë qeveritarin serb në mesin e tyre.