Lajmet e fundit

Kandidatja për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, e ka përshkruar vrasjen e nëntëfishtë në Charleston si “Terrorizëm racor”.
Clinton, ka folur në Christ the King, dhe ka treguar se ajo ka qëndruar në Charleston, në Karolinën e Jugut, disa orë përpara se vrasja të ndodhte, transmeton Klan Kosova.
“Atë natë, fjala e një vrasësi, goditi në shpirt”.
“Si mund ta kuptojmë një veprim djallëzor, një akt të terrorizmit racor të kryer në shtëpinë e Zotit”, ka thënë Clinton.