Lajmet e fundit

Hilary Clinton ka refuzuar të hënën pjesëmarrjen në debatin e fundit me rivalin e saj Bernie Sanders në Kaliforni, transmeton Klan Kosova.
Ajo konsideron se një tjetër debat “është thjesht një humbje kohe për të”.
Sanders përmes një njoftimi ka shprehur dëshpërimin por siç ka thënë nuk është i befasuar nga jopërgatitja e Clintonit për të debatuar në prag të zgjedhjeve më të rëndësishme për nominimin e kandidatit presidencial.