11.09.2016 · përditësuar para 3611 dite1 min lexim
Përkundër se kanë kaluar 15 vjet, pamjet e shkatërrimeve nga sulmet terroriste të 11 shtatorit të viti 2001 në New York, ende e frikësojnë Hillary Clinton-in, kandidate e Demokratëve për Presidentet të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ne e pamë perden e zezë të tymit që kishte kapluar vendin”, thotë Clinton për CNN derisa kujton pamje të tjera, njofton Klan Kosova.
“Ajo shpërbëhej nga zjarrfikës të ndryshëm që kalonin dhe ishte një pamje që i afrohet më shumë se gjithçka tjetër ferrit që përshkruhet (në libra fetar)”.
Clinton që atë kohë ishte senatore e New York-ut tregon se cilat ishin reagimet e saj të para.
“Mblodha stafin dhe të gjithë po shikoheshim me njëri tjetrin me kaq shumë dhimbje dhe konfuzion”.
“Provova të gjej një televizor sa më shpejtë që është e mundur ta monitoroj situatën”.
“Nuk kishte shumë që i kishin mbijetuar sulmit; ata të paktë që ia kishin dal ishin tmerrësisht të lënduar. Humbja e jetëve ishte tronditëse”.
“Por, ishte gjithashtu puna ime që të angazhohem dhe të bëj të pamundurën që t’i jap qytetit dhe shtetit tim atë që në atë moment kishte nevojë”, ka thënë Clinton për CNN, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.